Kartoni i tij thuhet se vlen 100 milionë paundë stërlina, dhe ky është një standard tepër i lartë për një mesfushor, aq më tepër të Uest Hemit. Gjithsesi, kjo kërkohet për Deklan Rajsin, ndërsa kapiteni i “çekiçave” pëlqehet nga Bajerni, por edhe nga Arsenali dhe nga klube të tjera, ndoshta si Çelsi. Gjithsesi, Rajsi duket se pëlqen të vazhdojë në Premier Ligë, pavarësisht emrit të madh të Bajernit, dhe sipas mediave angleze favorit për ta marrë është Arsenali.
Sfidanti.al