Benzema, 400 milionë euro në dy vjet nga Al Itihadi janë shumë!

Paraja duket se e ka gjetur vendin në Lindjen e Mesme, dhe futbolli këtë po e kupton mirë. Liga Profesioniste e Arabisë Saudite, edhe pse nuk është në nivelin e kampionateve të forta europiane, sërish po investon fort dhe pas Kristiano Ronaldos, protagonist do të jetë edhe Karim Benzema. Sulmuesi francez i dha fund 14 viteve karrierë me Realin, sepse 400 milionë euro në dy vjet të dhëna nga Al Itihadi janë një shumë e madhe, pak a shumë ajo që merr Ronaldo tek Al Nasri. Al Itihadi është kampionia në fuqi e vendit, ndërsa priten edhe lojtarë si Buskets, Zhordi Alba, pse jo edhe vetë Lionel Mesi.

Sfidanti.al