Tek Interi thonë se Lukaku dhe Barela janë sërish shokë!

Momenti ishte shumë i vështirë, dhe kuptohet mesfushori u nxitua duke krijuar gjithçka. Ishte reagimi i Nikolo Barelës pas një gabimi të Romelu Lukakut që solli nervozizmin në fushën e Sampdorias. Përplasja verbale mes tyre e shtoi edhe më shumë dëshpërimin për barazimin 0-0 në “Marasi”, që e la Interin edhe më prapa Napolit në renditjen e Serisë A. Ankesat dhe sharjet ishin të shumta, megjithatë tek Interi thonë se tashmë gjithçka ka përfunduar dhe se dy lojtarët janë sqaruar me njëri-tjetrin. Lukaku dhe Barela njihen si shokë në ekip, dhe De Vraj thotë se ata lanë gjithçka prapa dhe se skuadra është e bashkuar. Shpresohet që kjo të ndihmojë në të ardhmen.

Sfidanti.al