Kritika të mëdha për Paris SG pas humbjes me Bajernin, veçse trajneri Kristof Galtie mendon se ende ka shpresë pavarësisht disfatës 0-1 në “Parkun e Princave”. E përditshmja franceze, “L’Ekip” nuk u kursye me të vetët. Mesi dhe Nejmar merituan vetëm notën 3, po ashtu si trajneri Kristof Galtie, ndërsa për gjermanët vlerësimet ishin shumë më të larta. Galtie, megjithatë mbetet me besim. “Do të shikojmë në 3 javë se çfarë efektivi do të kemi në dispozicion. Ne duhet të rikuperojmë lojtarët që na kanë munguar, që nuk kanë luajtur dot një ndeshje të plotë. Kiliani, Mesi na duhen në 100 për qind, për të luajtur siç bëmë gjysmë orën e fundit. Kualifikimi nuk është vendosur ende”.
Sfidanti.al