Po flasim për një futbollist shumë të rëndësishëm dhe që cilësohet si një nga simbolet kryesore të ekipit dhe të klubit. Xhoshua Kimih është vërtet i tillë, një kapiten i ardhshëm, dhe për trajnerët cilësohet si lojtari më i rëndësishëm edhe jashtë fushe. Gjithsesi, mediat bavareze shkruajnë se tek Bajerni ka një problem “Kimih”, sidomos në mesfushë. Numri 6 kërkon nga vetja dhe nga shokët ndoshta më shumë sesa duhet dhe cilido partner i tij në mesfushë ka pasur probleme, Gorecka, Zabicer, Graverbek. Lotar Mateus thotë se “Kimih duhet të bëjë më pak skena me këmbë e me duar, ndonëse është një lider”.
Sfidanti.al