Ka të drejtë “Deili Meili”, Lisandro Lopez është me fat që është i dëmtuar!

Mbrojtësi i Mançester Junajtidit kaloi një sezon mjaft të mirë dhe e stabilizoi veten në formacionin e “djajve të kuq”, duke i ndihmuar të fitonin Kupën e Ligës dhe të arrinin zonën Champions në Premier Ligë. Së fundmi, ai mori pushimet duke qenë në Ibizë të Spanjës bashkë me të dashurën, duke qenë i dëmtuar. Ky dëmtim ishte diçka e mirë për të, pasi i dha mundësi të qetësohej, ndërsa tabloidi britanik “Deili Meil” me të drejtë e krahason fatin e tij me fatin e shokëve të kombëtares së Argjentinës, që janë sërish të grumbulluar dhe do të luajnë futboll në Kinë.

Sfidanti.al