Kush i paska zhveshur futbollistet e kombëtares së Suedisë?!

Ka ardhur një kohë që duhen bërë edhe testime për gjininë. Kështu i paska ndodhur skuadrës kombëtare të Suedisë në futboll për femra në Kupën e Botës të mbajtur së fundmi në Gjermani. Vajzave suedeze iu tha që të mos hiqnin qimet “atje poshtë”, dhe pastaj iu kërkua që të zhvisheshin për të treguar organin gjenital, në mënyrë që të provonin se ishin femra. Kjo ishte kërkesa e mjekëve, sipas porosive të FIFA-s. Këtë histori e tregon futbollistja suedeze, Nila Fisher, duke folur për të përditshmen e vendit të saj, “Aftonbladet”.

Sfidanti.al