Reali lajmëron me një javë vonesë firmën e … Belinghamit!

Lojtari ofensiv anglez i krahut ishte njoftuar që 7 ditë më parë si lojtar i Madridit, pasi këtë komunikatë e nxorri Borusia e Dortmundit. Tashmë, Reali u bind të zyrtarizonte transferimin dhe firmosjen e kontratës 6-vjeçare deri në 2029. Nuk jepet rroga e Xhud Belinghamit, as nuk dihet numri që do të ketë në fanelë, ndërsa dihet që transferimi ka kushtuar 103 milionë euro të sigurta dhe nja 20 milionë me klauzola.

Sfidanti.al