Interi ka një plan për titull me Lukakun, Kulibalin dhe Fratezin!

Nuk dihet sesa do t’ia dalin mbanë, ndërsa konkurrenca do të jetë e fortë. Tek Interi po mendojnë direkt për sezonin e ardhshëm dhe mediat italiane shkruajnë se trajneri Simone Inzagi pati një takim pune me presidentin Çang. Sipas “La Gazeta delo Sportit”, plani për titull është që të mbahet Romelu Lukaku, të merret Kulibali nga Çelsi për mbrojtjen (por, që ka rrogë 10 milion euro në sezon) dhe si Fratezin nga Sasuolo. Pritet që Açerbi dhe De Vraj të rinovojnë, ndërsa për trajnerin ende nuk është diskutuar rinovimi.

Sfidanti.al