“Të zgjodha unë dhe jam në dorën tënde”, i thotë presidenti, Sarrit!

Tek Napoli janë kohë të mëdha, kohë rekordesh, por edhe periudhë e një uniteti të rrallë në skuadër dhe në klub. Aktualisht në vendin e tretë në renditje, skuadra napolitane ka luajtur me shumë gjasë, futbollin më të bukur në Itali, dhe ndër më të bukurit në Europë.

Meritë kryesore për këtë ka trajneri Mauricio Sarri, që ka krijuar një skuadër vërtet spektakolare. Këtë e pranon, madje me kënaqësi, edhe presidenti i klubit, Aurelio De Laurentis (ADL). “Ju falenderoj të gjithëve, – e nisi ai me lojtarët, – keni bërë një sezon të jashtëzakonshëm duke treguar se nuk ka rekord që nuk thyhet, vitin e ardhshëm kam besim se do të luftoni për objektivin më të rëndësishëm.

Ky objektiv me siguri është titulli, por De Laurentis nuk ka dëshirë të bëjë kritika. “Të kam zgjedhur unë, – i tha ai trajnerit Sarri, – të kam dashur unë dhe kam qenë gjithnjë i bindur se ti je një trajner i madh që i bie gjithnjë drejt. Forca jote e madhe është modestia e jashtëzakonshme që ke. Jam në duart e tua dhe nga thellësia e zemrës e di se kam bërë zgjedhjen e duhur”.

Vendi i tretë i këtij viti për Napolin është arritur me një numër të jashtëzakonshëm golash të shënuar, ndërsa diferenca me Juventusin dhe Romën është fare e vogël.

Sfidanti.al