Të gjithë e duan Nejmarin, edhe Siti i Guardiolës ofron ..120 milion “lutje”.Ky është futbollisti më të shtrenjtë i botës (222 milionë euro), Nejmar. Gazeta spanjolle, “Don Balon”, vë në dukje se trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola, është gati t’i ofrojë PSZH-së 120 milionë euro plus sulmuesin brazilian Gabriel Zhesus që të sjellë në radhët e veta Nejmarin.
Thuhet se klubi në fjalë është gati që ta bëjë Nejmarin futbollistin më të paguar të së sotmes, por, megjithatë, gjithçka lidhur me këtë transferim të mundshëm duket shumë e vështirë, pasi klubi francez i mësipërm nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga shërbimet e futbollistit të shkëlqyer brazilian.
Veç Sitit, për Nejmarin interesohen gjithashtu Reali i Madridit dhe Barcelona që ka më shumë shanse në këtë garë.
Sfidanti.al