Ç’ne ky mallkim ? Të gjithë yjet “vriten” tek Totenhemi?

Totenhemi është në kërkim të një sulmuesi që do të mund ta zëvendësojë përkohësisht futbollistin kryesor të tij, Hari Kejnin, që, për shkak të një dëmtimi serioz, do të pauzojë deri në mars. Trajneri i Totenhemit, Maurisio Poçetino, ka probleme “kuadrosh” në sulm, kështu që i duhet patjetër që të gjejë një sulmues dinjitoz që ta zëvendësojë përkohësisht Kejnin, ndërkohë që atij i mungon edhe futbollisti tjetër kryesor, koreani Son që momentalisht po merr pjesë me përfaqësuesen e tij në Kupën e Azisë. Në ndeshjen e fundit u dëmtua edhe Dele Ali që nuk dihet sesa do të mungojë, kështu që trajneri argjentinas ka mbetur në sulm vetëm me një futbollist – Fernando Lorente.
Media angleze shkruan se sulmuesi i Uest Hemit, Endi Keroll, mund të jetë një variant zgidhjeje aspak i kushtueshëm, pasi Totenhemi mund ta marrë atë për vetëm dy milionë sterlina. Arsyeja është se kontrata e këtij sulmuesi 30-vjeçar të Uest Hemit skadon në fund të këtij sezoni.
Sfidanti.al