Ylli kryesor i Totenhemit, Hari Kejn, momentalisht po merr veten nga një dëmtim serioz në shputën e këmbës që do të mbajë atë jashtë fushës së futbollit rreth dy muaj. Sidoqoftë, nuk ka asnjë klub të madh që nuk e do atë në radhët e veta, por nga “White Hart Lane” kanë bërë të ditur se Kejni mund të shitet vetëm nëse ndonjë klub nxjerr nga “qesja” e tij 250 milionë euro marramendëse.
Në këto kushte, sigurisht që nuk mund të rrinte pa bërë komentin e tij Zllatan Ibrahimoviç “kontrapedal” që me siguri nuk i ka pëlqyer askujt te Totenhemi.
“Kur luaja në Angli, unë e kam parë Kejnin sesi luan dhe ai me të vërtetë është një sulmues i mirë, ndërkohë që ai vazhdon të zhvillohet më tej. Sidoqoftë, unë kam mendimin se në një klub të madh niveli i lartë i lojës së tij do të bjerë më shumë në sy sesa te… megjithë respektin tim, te Totenhemi që është një klub i zakonshëm i vogël”, vuri në duklje Ibra, duke shtuar se Totenhemi, në fakt, “ka një ekip shumë të mirë, por jo në atë nivel që të fitojë trofe. Megjithatë, ai ka një trajner fantastik”.
Sfidanti.al