Tashmë janë 287 gola të Bundesligës për Robert Levandovskin

Topi i Artë nuk do të ishte aspak keq që t’i jepej dhe ndoshta ende nuk e kanë vendosur që t’ia dorëzojnë Lionel Mesit. Robert Levandovski nuk ka të ndaluar me shënimin e golave dhe tani ka 10 gola në 9 ndeshje në kampionatin gjerman, një ritëm i shfrenuar, ndonëse nuk besohet se do të thyejë e tij të golave në një sezon, që e ngjiti në 41 vitin e kaluar, ndërsa kaloi rekordin e Gerd Mylerit me 40. Polaku shënoi në fitoren 4-0 të Bajernit ndaj Hofenhajmit në Bundesligë, ndërsa bavarezët vazhdojnë me rezultatet bombastike pas 5-1 në fushën e Leverkusenit dhe 3-0 në Lisbonë ndaj Benfikës. Levandovski tani ka 287 gola në Bundesligë në karrierë, duke iu afruar gjithnjë e më shumë shifrët 300 që e ka kaluar vetëm Gerd Myleri. Sulmuesi i Bajernit ka 17 rrjeta në 13 ndeshje këtë sezon dhe fare mirë mund të realizojë sezonin e 7-të me të paktën 40 gola.

Sfidanti.al