Pep Guardiola është pak a shumë i qetë kur vjen puna tek ndeshjet e kampionatit. Në kaq vjet karrierë, trajneri katalanas ka ditur të fitojë kaq shumë, edhe pse Championsi po i rrëshqet nga duart që nga viti 2011. Fitorja 4-1 me Mançester Sitin në fushën e Brajtonit u duk si një rutinë, diçka që ka bërë për vite me radhë duke fituar 3 tituj në 4 sezone me Barcelonën, 3 në 3 me Bajernin dhe 3 në 5 tek Siti. Bernardo Silva, Fil Foden, Xhek Grilish apo Gabriel Zhezus ishin të shkëlqyerit. Në pjesën e parë Siti shënoi 3 gola dhe mund të kishte shënuar më shumë nëse do të kishte vazhduar me presionin, por pas pushimit vendasit reaguan dhe luajtën shumë më mirë. Me këtë fitore, skuadra e Guardiolës ka 2 pikë më pak se Çelsi në vendin e dytë në renditje.
Sfidanti.al