As Salma Hajeku nuk e bindi Edson Alvarezin të braktiste Ajaksin!

Që nga viti 2019 ai ndodhet në Amsterdam dhe e ka ndihmuar ekipin që të fitojë kampionatin dhe Kupën. Edson Alvarez është një futbollist i rëndësishëm për Ajaksin, ndërsa këtë verë për të u interesua klubi francez i Renës. Këta të fundit vendosën të provonin diçka ndryshe për ta bindur dhe dërguan aktoren e shquar të Hollivudit, Salma Hajek. Vetë Alvarezi tha se u mahnit nga prania e Hajekut, por gjithsesi e mbajti veten dhe vendosi të mos largohej nga Ajaksi.

Sfidanti.al