Tallja e shefit të Ligës Spanjolle: Deshën t’i jepnin lojtarëve 7 Ferrari, jo gjashtë!

Havier Tebas ka qenë gjithnjë kundër, siç edhe ia do pozicioni që mban. Ai është president i Ligës Spanjolle të Futbollit, i zgjedhur në shumicë nga klubet më të vegjël, ndaj shpesh ka qenë kundër Realit, Barcelonës edhe pse jo edhe aq ndaj Atletikos së Madridit. Pas konfliktit të fundit për Superligën Europiane, Tebasi, bëri një shaka të kripur lidhur me synimet e pronarëve të 12 klubeve rebelë, me në krye Perezin, por edhe Anjelin, Abramoviçin, familjen Glejzër apo Henrin. “Nëse do t’u japësh këtyre klubeve më shumë para, – tha ai, – lojtarët e tyre do të kenë 7 Ferrari, jo 6. Nuk kemi nevojë sot për më shumë të ardhura, por për më shumë kontroll mbi shpenzimet. Barcelona dhe Reali do të jenë në rregull nëse Mançester Siti dhe Paris SG do të jenë brenda rregullave të Lojës së Ndershme Financiare. i kritikoj sepse të dy këta klube janë klube të shteteve”.

Sfidanti.al