Totenhemi shkarkoi Murinjon për të ruajtur skuadrën, por a e mban dot Kejnin?!

Presidenti Daniel Levi me siguri është menduar gjatë, ka pritur dhe ndoshta është këshilluar përpara sesa të merrte vendimin. Në fund, siç ndodh shpesh “këstin” e paguan trajneri dhe Zhoze Murinjo u largua nga Totenhemi, veçse shkarkimi i tij nuk paska të bëjë vetëm me rezultatet, por edhe me fatin e skuadrës. Mediat angleze shkruajnë se Levi ishte i shqetësuar se bashkë me largimin e shanseve për trofe dhe për kualifikim në Champions, po pakësoheshin mundësitë që të mbante yjet si Harri Kejn, Garet Bejl dhe Dele Ali. Portugezi i kishte mërzitur lojtarët me klimën e tensionuar që kishte krijuar në skuadër, dhe padyshim largimi i tij ka sjellë çlirim, por a mund të mjaftojë kjo që Harri Kejn të qendrojë? Pa Championsin vitin e ardhshëm vështirë se ai do të pranojë.

Sfidanti.al