Donçiç e Porzingis nuk janë miq, por së bashku i mundën Lejkërsat

Vetë pronari i Dallas Maveriksave, Mark Kjuban, është detyruar të flasë për raportin (jo edhe aq të mirë) mes Luka Donçiçit e Kristaps Porzingisit. Dy yjet europianë duket se nuk shkojnë me njëri-tjetrin, por gjithsesi kjo nuk i pengoi që të ndihmonin në fitoren e rëndësishme ndaj Lejkërsave. Të kuptohemi, kampionët ishin sërish pa Lebron Xhejmsin, ndërsa Entoni Dejvis u kthye pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi, dhe nuk u aktivizua shumë. Ndeshja përfundoi 115-110 për Dallasin, dhe Donçiç iu afrua një tripëll dabëlli me 30 pikë, 9 topa në tabela e 8 asistë, duke pasur edhe 3 vjedhje topi, por edhe 5 humbje topi.

Porzingis u përgjigj me 19 pikë e 6 topa në tabela, ndërsa kontribut dhanë të 9 basketbollistët vendas. Dejvis bëri pak për Lejkërsat, vetëm 4 pikë në 16’40” duke kapur edhe 4 topa në tabela, ndërsa më të mirët ishin Kalduell-Poup (29 pikë), Shrëder (25) dhe Dramond (14 pikë e 19 topa në tabela). Dallasi mbetet në vend të 7-të në Perëndim me 32 fitore e 26 humbje, ndërsa Lejkërsat janë në vend të 5-të me 35 fitore e 24 humbje.

Sfidanti.al