Super Asllani i ka rrëmbyer skenën edhe Lukakut e Lautaros

Nuk është e lehtë të bëhet kjo, madje as nga lojtarë si Brozoviç, Handanoviç, Shkriniar apo Çalhanoglu, pasi kjo dyshe sulmi është njëra nga më të forta në botë. Gjithsesi, këtë mundet ta bëjë një 20-vjeçar shqiptar me origjinë nga Elbasani dhe i lindur në Itali. Kristjan Asllani po cilësohet nga vetë “La Gazeta delo Sport” si “Super Asllani”, ndërsa informon se trajneri Simone Inzagi po përpiqet të krijojë planin për ta shfrytëzuar në maksimum këtë “dhuratë” të ardhur nga Empoli. Sipas të përditshmes më të madhe në Apenine, mesfushori shqiptar ka dy cilësi të veçanta, talent dhe karakter, e tani nuk mund të cilësohet një “zëvendës i Brozoviçit”. Asllani kërkon vendin e tij në formacion dhe që para dy ditëve është shkruar se Interi mund të luajë me skemën 3-4-1-2, në mënyrë që në mesfushë të bashkëjetojnë edhe Asllani edhe Brozoviçi.

Sfidanti.al