Pas rinovimit të kontratës me drejtuesit Maldini dhe Masara, kuqezinjtë janë hedhur në sulm, edhe pse janë me vonesë. Zllatan Ibrahimoviç nënshkroi edhe për një vit më shumë, deri në 2023, duke pranuar rrogë në bazë të minutazhit. Përveç kësaj, pritet që Renato Sançez të jetë më pranë, pasi fillimisht u mendua se do të shkonte tek Paris SG. Pritet oferta për De Ketelerin që pëlqen të kalojë tek Milani, ndërsa është marrë hua Tanganga. Një javë e mbarë për “Djallin”, ndërsa Ibra vazhdon riaftësimin dhe do ta hedhë më vonë firmën në kontratë.
Sfidanti.al