Barcelona, edhe më tej, është pa humbje në sezonin e ri në Primera, por, në ndeshjet e ardhshme, ekipi katalonjas ka shumë mundësi që të bëjë pa shërbimet e Luis Suarezit, pasi ky i fundit ka një problem me gjurin dhe dëmtimi u bë edhe më serioz, duke qenë se ai vendosi të luajë me përfaqësuesen e vet, javën e kaluar. Megjithëse Barcelona kërkoi që Suarezi të kursehej, kjo nuk ndodhi dhe ai luajti.
Në fakt, Suarezi luajti kundër Atletikos së Madridit dhe Olimpiakosit, por, ndërsa në fushë ai dukej sikur nuk kishte ndonjë problem, media spanjolle shkruante se ai i kishte thënë Mesit, të cilin e ka shumë mik, se ai kishte dhimbje të forta në gju, kështu që i duhet që të operohet.
Sfidanti.al