Ditët e fundit, ka pasur spekulime se Mesut Ozili, në janar, do të ndryshojë bluzën, pasi do të bashkohet me Mançester Junajtidin, por, megjithatë, ky futbollist i përgënjeshtroi këto lajme. Disa mediume angleze kishin shkruar se Ozili u kishte thënë disa miqve të vet se ai do të shkonte, në janar, te Junajtidi. Por, gazeta “Sun:” shkruante, dje, se Ozili ishte habitur nga këta shkrime, madje edhe ishte nxehur, sepse, sikurse tha, ai nuk kishte pasur asnjë kontakt me “djajtë të kuq” dhe as që kishte dëgjuar, ndonjëherë, që ata të ishin interesuar për të. Në fakt, Ozilit kontrata i skadon në fund të sezonit, ndërkohë që klubi i Arsenali nuk i ka ofruar atij ende ndonjë kontratë të re.
Që nga janari, Ozili mund të bisedojë lirisht me klubet e tjerë për transferimin, ndërsa, verën e ardhshme, munt të largohet si lojtar i lirë.