Kush është zot në fushë, trajneri Emeri apo sulmuesi  Nejmar?

Në prag të ndeshjes derbi së PSZH-së me Olimpikun e Marsejës në kampionatin francez, në një nga seancat stërvitore të fundit, ndodhi një incident, sidoqoftë, i vogël, por tregues, një zënkë verbale mes trajnerit Unai Emeri dhe Nejmarit. Sikurse njofton “L’Ekip”, duke u mbështetur te një dëshmitar i pranishëm në stërvitje, Nejmari protestoi gjatë stërvitjes, sepse Emeri i ndau lojtarët në dy grupe, ndërkohë që Nejmarin trajneri e përfshiu në grupin që do të bënte një stërvitje më të lehtë, pa top, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e tij në ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe derbin e ardhshëm, por Nejmari donte që të ishte në grupin që do të bënte stërvitje të fortë!

Nejmari i kërkoi trajnerit që ta përfshinte në grupin tjetër që do të bënte stërvitje me top, por Emeri i tha jo dhe se ai duhej të dëgjonte udhëzimet e tij. Kështu që Nejmari lëshoi nga goja disa fjalë të pahijshme në adresë të trajnerit, ndërsa, në inat e sipër, goditi fort edhe një top! Ka mundësi që futbollisti brazilian të dënohet për një sjellje të tillë.

Sfidanti.al