Është ajo që kanë shkruar prokurorët sportivë federale, sepse gjyqi është i tillë, nuk është administrativ. Nga drejtësia sportive është kërkuar t’i hiqen Juventusit 9 pikë për shkak të atij që cilësohet “Skandali i plusvalencave”, apo i manipulimeve të shifrave financiare për efekt të rregullimit të bilanceve brenda normave të kërkuara. Një kërkesë e tillë cilësohet si “serioze” nga mediat italiane, që do ta linte Juven jashtë zonës Champions për sezonin e ardhëm. Po ashtu, janë kërkuar pezullime nga detyra sportive për Paratiçin, Anjelin, Nedvedin, Garimbertin dhe Arrivabenen, drejtuesit që tani kanë dhënë dorëheqje.
Sfidanti.al