Do të jetë për shumë muaj, ndërsa ka nisur pas operacionit në gju. Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë dhjetorin e kaluar në miqësoren e Çelsit ndaj Aston Vilës, ndërsa tani ka filluar riaftësimin për t’u kthyer në fushë. Sulmuesi kuqezi do ta humbasë sezonin dhe shpresohet të jetë gati për edicionin e ardhshëm, duke nisur me fazën përgatitore. Ai bëri një postim nga ushtrimet në palestër, duke pasur përshkrimin (diçiturën), “durim”!
Sfidanti.al