Bajerni mes portier të huaj pas plot 35 viteve, i fundit ishte Pfaf!

Një gardian i shkëlqyer që bënte pjesë edhe në një ekip të madh bavarez, por edhe në një kombëtare të shkëlqyer të Belgjikës të viteve 80-të. Ai ishte Zhan-Mari Pfaf dhe luajti për 6 sezone për bavarezët, nga 1982 deri në 1988. Erdhi në Mynih në moshën 29-vjeçare dhe u largua 35 vjeç me 156 ndeshje, ndërsa në 2023, Bajerni do të ketë portierin e huaj të radhës pas një ndërprerjeje të gjatë. Ky dihet se do të jetë Jan Zomer i Zvicrës, që erdhi për 8-9 milionë euro nga Gladbahu dhe firmosi kontratë deri në 2025. Bavarezët nxituan sepse Manuel Nojeri u dëmtua dhe mbylli sezonin.

Sfidanti.al