Bostoni mbetet i pari në NBA, i jep fund serisë negative ndaj Golden Stejtit!

Ishte suksesi i 8-të radhazi dhe konfirmoi faktin se këtë sezon janë më të mirët. Boston Sëlltiksi duket se i vendosur që të synojë titullin kampion në NBA pas humbi vjet në finale, dhe kjo u pa edhe në fitoren ndaj Golden Stejtit, 121-118 pas kohës shtesë, në një përsëritje pikërisht në Finales së Madhe. Xhejzën Tatëm shënoi 34 pikë, kapi 19 topa në tabela (rekord i karrierës) dhe shërbeu 6 asistë, Horford pati 20 pikë e 10 topa në tabela, Smart 18 pikë, Braun 16 pikë dhe Uilliams 14, por edhe 11 topa në tabela. Për Golden Stejtin, Tomson shënoi 24 pikë, Grin pati 11 pikë, 13 topa në tabela e 9 asistë, Kërri 29 pikë 4 topa në tabela, 7 asistë, 3 vjedhje topi e 2 bllokime gjuajtjesh dhe Pul 24 pikë.

Sfida ishte tepër e fortë dhe kampionët në fuqi ishin pranë fitores duke udhëhequr pas pushimit gjatë gjithë kohës, derisa në fund realizoi tripikëshin Xhejlën Brauni. Bostoni kishte qenë në avantazh në pjesën e parë deri në 10 pikë, në një përballje me shumë emocione. Ky ishte suksesi i parë i Sëlltiksave pas 4 humbjeve radhazi ndaj Golden Stejtit, tri prej të cilave erdhën në finalet e NBA-së sezonin e kaluar.

Sfidanti.al