Ka të drejtën për të bërë sërish një ankesë dhe do ta bëjë në Kolegjin e Garancisë së Komitetit Olimpik Kombëtar Italian. Juventusi do të përpiqet për të ulur dëmet. Për momentin, vendimi i Gjykatës Federale Sportive të Apelit është për -15 pikë të hequra nga renditja e tanishme e Serisë A. Ky vendim tejkaloi edhe kërkesën e prokurorisë sportive që ishte -9! Për momentin, Juventusi zbret në 22 pikë, në nivelin e Empolit dhe Bolonjës që janë në vendet 11-të e 12-të. Dënime të mëdha për drejtuesit, 2.5 vjet Paratiçit, 2 vjet Anjelit dhe Arrivabenes, 1 vit e 4 muaj Kerubinit dhe nga 8 muaj të tjerëve, mes të cilëve edhe Nedvedit.
Sfidanti.al