Si t’ia bëjë Interi ku pëson 10 gola në 5 ndeshje miqësore?!

Deri tani ka pasur shumë fjalë se mbrojtja është në rregull me Shkriniarin, Bastonin dhe De Vrajin  dhe se porta është më e sigurt me Handanoviçin dhe Onanë. Tashmë, situata është tjetër, pasi Interi i trajneri Simone Inzagi ka pësuar 10 gola në 5 ndeshje miqësore. Pra, imagjinoni se çfarë ndodh nëse do të luheshin sfida zyrtare! Mediat italiane shkruajnë se Interi ka nevojë për një mbrojtës të mirë, edhe nëse Shkriniar nuk ikën. Nuk dihet nëse klubi do t’a dalë për ta marrë, por statistikat janë që zikaltërit kanë pësuar 8 gola më shumë sesa verën e kaluar edhe pse mbrojtja nuk  ka ndryshuar. Po ashtu, është arritur vetëm një fitore.

Sfidanti.al