Tenis, pas 5 finalesh të humbura Medvedev fiton turneun e parë në 2022

Është numri 1 i botës, por këtë vit nuk  e ka pasur aspak të suksesshëm. Danil Medvedev ndoshta e ka ndjerë presionin e madh të sulmit ushtarak të Rusisë së tij në Ukrainë, dhe deri ditën e sotme kishte humbur 5 finale të luajtura. Tenisti rus ia doli më në fund ta merrte trofeun e parë të 2022-it, duke ia dalë në Los Kabos në Meksikë, në finalen e triumfuar 2-0 me sete ndaj britanikut Kameron Norri. Me gjasë, Medvedevi është shumë i fortë në sipërfaqet me çimento, ndaj edhe mund të cilësohet favorit për Grand Slemin në US Open.

Sfidanti.al