Premier Liga, gati të thyejë rekordin e blerjeve të verës me 1.5 miliardë paundë!

Futbolli në Angli është një biznes i madh, dhe vetëm vitet e fundit ka marrë disa goditje nga pandemia e koronavirusit. Në 2017, klubet e Premier Ligës arritën shpenzimin rekord prej 1.47 miliardë paundë stërlinash për blerje lojtarësh në verë, dhe ai rekord nuk është thyer ende. Gjithsesi, duket se këtë vit do të ndodhë pikërisht kështu. Të 20 klubet e elitës kanë shpenzuar deri tani 1.22 miliardë paundë stërlina, me 3 klube që kanë kaluar “tavanin” 100 milionë secili, Man. Siti, Çelsi dhe Arsenali. Kur duhen edhe 3 javë deri në përfundim të afatit të transferimeve, duket lojë fëmijësh që të shpenzohen  edhe rreth 250 milionë paundë.

Sfidanti.al