Edhe pse paguhen me miliona, yjet e Premier Ligës kanë nevojë për shërbyes

Mohamed Salah (në foto) merr 400 000 paundë stërlina në javë sipas kontratë së re të firmosur me Liverpulin. Pak a shumë si ai janë edhe yjet e tjerë të Premier Ligës angleze, të cilët marrin rrogat më të larta të futbollit në botë, së bashku me ata të Realit, Bajernit, PSG-së apo Barcelonës. Gjithsesi, drejtuesit e klubeve kanë menduar se këta yje nuk duhët të shpërqëndrohen për gjëra të tjera përveç futbollit, dhe ndaj do të kenë nevojë për punonjës që t’i ndihmojnë për të paguar faturat, për të larë makinat apo për të shkruar në rrjetet sociale. Do të ketë aplikim dhe fituesit do të paguhen për këtë punë.

Sfidanti.al