Trajneri Tomas Tuhel padyshim që dinte më shumë për gjendjen e brendshme të ekipit, ndaj edhe shprehej thuajse i sigurt se sulmuesi shqiptar nuk do të largohej nga “Stemford Brixhi”. Një lajm nga Anglia konfirmon këtë gjë pasi mësohet që Timo Verner është në prag të kthimit tek Lajpcigu. Sulmuesi gjerman shënoi 34 gola në 45 ndeshje për Lajpcigun, por tek Çelsi nuk arriti më shumë se 23 në 89 ndeshje! Ikja e Vernerit do të krijonte më shumë hapësirë në repartin sulmues të bluve të Londrës sidomos pas ikjes së Romelu Lukakut, ndërsa ka ardhur vetëm Stërling nga Siti.
Sfidanti.al