Man. Junajtid, dëgjo Uejn Runin: Shiteni Kristiano Ronaldon!

Golshënuesi më i mirë i skuadrës në historinë e saj është një njeri që di se çfarë flet. Uejn Runi mendon se Man. Junajtidi duhet ta lejojë Kristiano Ronaldon që të largohet, sepse gjykon se vetëm kështu trajneri Erik Ten Hag do të ndërtojë një skuadër fituese. “Junajtidi nuk është ende në nivelin e Sitit apo të Liverpulit, – thotë ish-sulmuesi që ka luajtur me legjendën portugeze, – klubi duhet t’ia plotësojë dëshirëon Ronaldos që të largohet dhe pastaj të investojë në një sulmues më të ri për të ndërtuar një skuadër. Nuk është problem se Roni nuk luan dot për Ten Hagun, ai mund të luajë për çdo skuadër dhe mund të shënojë gola, por Junajtidi duhet të shikojë tek e ardhmja sepse nuk mund ta ndihmojë Kristianon duke fituar titullin”.

Sfidanti.al