Levandovski: Nuk shqetësohem nga mungesa e regjistrimit

Nuk i kishte ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë, por do ta provojë. Robert Levandovski mund të mos luajë në javën e parë të kampionatit spanjoll sepse La Liga ende nuk ka vendosur për një gjë të tillë, edhe pse presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta, thotë se gjithcka është në rregull. Legjenda polake thotë se nuk është i shqetësuar nga kjo gjë dhe se regjistrimi do të ndodhë shpejt. Edhe tifozët kanë besim sepse ndryshe përse klubi do ta merrte Levandovskin nga Bajerni. Pritet me interes dueli i tij me Karim Benzemanë e Realit.

Sfidanti.al