Në Champions ishte i shkëlqyer duke shërbyer 3 asistë dhe që të gjithë e kuptuan se çfarë kishte humbur ekipi duke mos e pasur në fushë. Angel Di Maria u kthye nga dëmtimi dhe erdhi në formë për Juventusin duke ndihmuar italianët të fitonin 3-1 ndaj Makabit të Haifës në Champions, e të kenë shpresë për kualifikim. Gjithsesi, argjentinasi nuk luan këtë fundjavë në derbin e Serisë A në fushën e Milanit, dhe trajneri Alegri duhet të gjejë mënyrat sesi sulmuesit e tij, sidomos Vlahoviç (në foto) të shënojnë gola. Sipas mediave italiane, detyra e Milikut dhe e Kostiçit është që të ndihmojnë Vlahoviçin, ndonëse duket e vështirë në mungesë të Di Marisë që është i pezulluar pas kartonit të kuq të marrë ndaj Monzës.
Sfidanti.al