Ata e patën një përplasje kur ishin së bashku në Mynih, por vetë futbollisti hedh poshtë variantin se shkoi tek Reali pikërisht sepse u përplas me trajnerin. Në 2013-2014, në ndeshjen ndaj Shtutgartit, Pep Guardiola e nxorri nga fusha Toni Krosin. Mesfushori i Bajerni mbeti i pakënaqur, siç ndodh me shumë futbollistë dhe reagoi publikisht me gjeste. Kjo nuk i pëlqeu aspak trajnerit që e la në stol për dy ndeshje radhazi, dhe u desh këshilla e drejtorit sportiv, Matias Zamer, që Krosi të bisedonte me Guardiolën dhe ta zgjidhnin konfliktin. Në fund të sezon, mesfushori që u bë kampion i botës me Gjermaninë, nuk rinovoi kontratën dhe shkoi tek Reali ku luan edhe sot e kësaj dite. “Unë e zgjidha me Guardiolën për 5 minuta, – thotë Krosi, – thjesht nuk më pëlqeu që më zëvendësoi. Por, nuk mund të prishem me klubin sepse për një moment pata një problem ne një njeri”.
Sfidanti.al