Tani e dimë sesi Bajerni humbi Halandin, në Bavari buzëqeshin me nënkuptim!

Në Mynih tundën kokën dhe patën një buzëqeshje me nënkuptim kur nga Anglia dolën të dhënat sesa paguhet Erling Halandi tek Mançester Siti. Rreth 1 milionë euro në javë? Aha, thonë mediat bavareze, ne e dinim se ishin paratë që bënë që Halandi të zgjidhte Sitin dhe jo Bajernin. Në të ardhmen, me gjasë, 22-vjeçari mund të zgjedhë të shkojë diku tjetër dhe emrat janë gjithmonë ata, Reali, Barcelona, Bajerni e ndoshta Paris SG. Kushdo që e do sulmuesin do të duhet të “shkundë paratë”, por nuk është e lehtë të japësh 1 milionë euro në javë për një futbollist, edhe kur ky është Halandi.

Sfidanti.al