Në SHBA është diskutuar edhe më parë për zgjerimin e “hartës” së kampionatit, dhe superylli i Lejkërsave mund ta bëjë realitet. Lebron Xhejmsi dëshiron të jetë pronar klubi në NBA dhe ka deklaruar se dëshiron ta ketë qendrën në Las Vegas. “Mesa di, Adami (Silver, komisioneri i NBA-së) është në Abu Dabi, – tha Lebroni, – por, besoj se ai i ndjek intervistat e lojtarëve. Pra, unë dua një skuadër atje (në Las Vegas), faleminderit”. Më parë pritet që NBA-ja të arrijë një marrëveshje kolektive për rrogat dhe për të drejtat televizive, por edhe që Lebroni të përfundojë karrierën tek Lejkërsat.
Sfidanti.al