Shifra të çmendura, Mesi dhe Ronaldo, nga 305 gola në pesë vjet

Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo kanë çuditërisht statistika të njëjta që nga viti 2012, madje është pak të thuhet të çmendura. Ylli i Barcelonës dhe ai i Real Madridit, vazhdojnë të dominojnë botën e futbollit edhe pas 9 viteve, por në pesë vitet e fundit kalendarik, kanë shënuar numër të njëjtë golash, madje askush tjetër nuk mundet t’u afrohet.

Që prej vitit 2012, kur rjetat e realizuara janë 91-63 për argjentinasin, Mesi ka shënuar 305 gola me Barcelonën dhe Kombëtaren, aq sa edhe Ronaldo, por portugezi ka qenë më i mirë në tre vite, ndërsa Mesi në dy të tjera. Atëherë, askujt nuk ka pse t’i bëjë përshtypje, që po këta të dy ndajnë vit pas viti edhe tofeun e Topit të Artë.

Sfidanti.al