Presidenti i La Ligës spanjolle, Tebas, megjithëse është një tifoz i dëshmuar i Realit të Madridit, iu lut publikisht, ditët e fundit, Lionel Mesit që ai ta vazhdojë kontratën me Barcelonën dhe të qëndrojë në kampionatin spanjoll. Tebasi i dërgoi një mesazh Mesit, përmes profilit të tij në Tëitter, të mbushur plot me komplimente, ndërkohë që i lutet atij që të qëndrojë sa më gjatë në La Ligën spanjolle. “Mesi, të falënderojmë për fantazinë, lojën, përkushtimin dhe vlerat e larta që, ti, tregon në fushë. La Liga dëshiron që, ti, të qëndrosh një kohë të gjatë me neve”, theksohet në mesazhin e Tebasit.
Sfidanti.al