Ka një pjesë të kësaj Italie që do të jetë gjithnjë me të vetët, dhe padyshim që ka arsye për këtë. Ka të drejtë Luçiano Spaleti që veçon Napolin nga pjesa tjetër e Italisë së Jugut, kur vjen puna për ndjenjat e futbollit. Ndërsa në Apenine diskutohej për sfidën e madhe Napoli-Juve, trajneri i sotëm në “qytetin e këngës” (La citta canora), i thur një himn vendit ku po punon. “Është e vërtetë që Juventusi ka më shumë tifozë se të gjithë në Jug të Italisë, – thotë ai, – por ka një zonë të Jugut që nuk do të jetë kurrë tifoze me Juven, dhe kjo zonë është Napoli”. Krahina e Kampanisë (Campania), me kryeqendër Napolin, ka qenë gjithnjë një zonë e dalluar qartë nga të tjerat në Itali, që kur kishte Mbretërinë e Napolit apo të dy Siçilive, ndërsa historinë e ka shkruar sidomos në vitet 1980 me Diego Armando Maradonën.
Sfidanti.al