“Bernabeu”, shansi i vetëm i Realit për të mundur Paris SG

Punimet në tërësi do të kushtojnë 700 milionë euro, një shifër vërtet tepër e lartë. Gjithsesi, disa opinionistë në Spanjë mendojnë se kjo është e vetmja mënyrë sesi Reali mund të përballojë konkurrencën me miliardat e Paris SG. Shpresa quhet “Santiago Bernabeu”, me stadiumin që është duke i përfunduar punimet dhe që do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë e klubit “merenges”. Sipas analistëve Ramon Besa dhe Manuel Zhabua (Jabois), presidenti Perez nuk ka shpresë tjetër për të luftuar me Al Helaifin dhe me paratë e naftës. “Stadiumi i ndryshuar “Bernabeu” mund të bëjë që të dyfishohen apo të trefishohen të ardhurat e Realit, – thonë ata në “Sanedrin de El Largero”, – duhet të mësojmë të përdorim “biçikletën” për të përballuar paratë e naftës”.

Sfidanti.al