Serhio Ramos: Duan të më nxijnë imazhin, por do të dështojnë!

Kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos, i hodhi poshtë me forcë akuzat se ai ka përdorur substancë të ndaluar në ndeshjen finale të Lidhjes së Kampioneve mes Realit dhe Juventusit, të zhilluar në Kardif më 2017 në Kardif. Revista gjermane “Shpigel” publikoi një lajm, sipas të cilit testi i dopingut që iu bë Ramosit mbas ndeshjes në fjalë, doli pozitiv dhe se UEFA e fshehu rastin.
“Do të kontraktoj me juristët dhe do ta mbroj veten nga këto akuza. Në karrierën time unë kam bërë më shumë se 300 teste dopingu dhe as edhe një herë të vetme nuk kam dal pozitiv. Unë jam plotësisht i pastër dhe nuk kam frikë nga gënjeshtrat. Kjo është vetëm një përpjekje për të nxirë imazhin tim”, vuri në dukje Ramosi, duke theksuar se ata që e kanë ngritur këtë akuzë kundër tij, do të dështojnë.
Sa për dijeni, të gjithë institucionet përkatës, UEFA, FIFA dhe WADA (Agjencia Botërore e Anti-Dopingut) i kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat se ata janë përpjekur që ta mbulojnë “rastin Ramos”.
Sfidanti.al