Bajerni i Mynihut nuk arriti ta fitojë dot edhe një ndeshje që dukej e fituar, pasi ai udhëhiqte 3-1 kundër Fortunës së Dyzeldorfi që arriti të barazonte 3-3. Klubi bavarez dëshmoi edhe një herë tjetër se ai ndodhet në një nga krizat më të mëdha, së cilës për më tepër nuk po i duket as fundi. Mbas hapit të gabuar të radhës, Bajerni tani ka nëntë pikë më pak sesa Borusia e Dortmundit që mban vendin e parë në tabelën e Bundesligës.
Kryesia pak kohë më parë i dha mbështetjen e vet trajnerit kroat Niko Kovaç, por duket se “kupa po mbushet” dhe s’ka më durim. Media gjermane shkruan se Kovaçi ka marrë një mesazh të qartë nga njerëzit kryesorë të klubit bavarez se më të do të bisedohet seriozisht mbas ndeshjes së mesjavës së ardhshme të Ligës së Kampioneve kundër Benfikës së Lisbonës.
Në fakt, trajneri kroat ndodhet në një pozitë shumë të vështirë, sepse kundër tij janë edhe disa lojtarë kryesorë.
Sfidanti.al