Lufta në “Old Traford” vazhdon dhe Zhoze Murinjo mbetet në sulm. Në prag të ndeshjes ndaj Jang Bojsit në Mançester, trajneri portugez lëshoi një tjetër shigjetë ndaj atyre lojtarëve të tij, që i quan me karakter të dobët. “Nëse ata nuk janë në gjendje të përballojnë presionin e ndeshjeve, atëherë le të rrinë në shtëpi, – u shpreh ai, – kur them shtëpi, nuk e kam fjalën për “Old Trafordin”, por për shtëpinë e vërtetë, ku mund ta shohin ndeshjen në televizor”.
Mançester Junajtid luan sot ndaj zviceranëve në Champions, dhe ka një detyrë të rëndësishme për të kryer, të shënojë gol e të fitojë, pasi nuk ka ndodhur kurrë që “djajtë e kuq” të mos shënojnë qoftë edhe një herë në “Old Traford” në tri ndeshje radhazi në Europë.
Murinjo i kishte kritikat për lojtarë të tillë si Shou, Lingard, Rashford apo Marsial, që ai i quajti pa karakterin e duhur, ndonëse trajneri ka qenë i pakënaqur edhe nga Pogba, Lukaku apo Aleksis Sançez.
Sfidanti.al