Rrahin gjyqtarin dhe dënohen të mos luajnë futboll 40 vite!

Gjyqtari Daniel Suini para dy javësh u rrah brutalisht në një ndeshje të njerës prej ligave të ulta të Republikës së Irlandës, kështu që tre futbollistët protagonistë të këtij akti të egër dhune u dënuan nga federata e futbollit të këtij vendi që të mos t’u afrohen fushave të futbollit gjatë 40 viteve të ardhshëm.
Ky, në fakt, është dënimi më i rëndë që ka dhënë ndonjëherë federata irlandeze e futbollit kundër futbollistëve dhe ai është i merituar, sepse do të shërbejë edhe për futbollistët e tjerë që nuk e përmbajnë dot zemërimin dhe e derdhin atë mbi kurrizin e gjyqtarëve.
Sfidanti.al