Havier Zaneti ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme që zgjati mbi dy dhjetëvjeçare dhe sekreti i suksesit të tij është përgatitja fizike. Kapiteni i lavdishëm i Interit tregon tani se çfarë ushtrimesh bënte ai që ta ruante në nivel të lartë formën e tij fizike.
“Forca ka qenë gjithnjë një pjesë e rëndësishme e karrierës sime. Kur erdha në Itali më 1995, unë fillova të punoj për rritjen e fuqisë sime fizike. Një futbollist me muskuj të fortë ka më shumë shanse që t’i shmangë dëmtimet. Unë kam luajtur rregullisht nga dy ndeshje në javë dhe asnjëherë nuk kam munguar në stërvitjen e ditës së hënë, ku rëndësi të madhe i kushtoja përgatitjes fizike. Me të dyja këmbët unë ngrija edhe mbi 500 kg, kurse me njerën këmbë unë kam arritur të ngrejë edhe 310 kg”, vuri në dukje Zaneti që gjatë karrierës së tij ka luajtur në mëse 1100 ndeshje.
Sfidanti.al