Samuel Eto ka qenë një nga legjendat e katalanasve dhe ka vendosur të bëjë një provokim më të fuqishëm sesa ai që bëri presidenti i klubit, Zhoan Laporta, që vendosi një reklamë sa një faqe pallati në Madrid, pranë “Santiago Bernabeut”. Ish-sulmuesi nga Kameruni propozon një “sakrilegj” të vërtetë, atë që Barcelona të marrë ish-kapitenin e Realit të Madridit, Sergio Ramos. “Po ta kisha unë në dorë, do të kisha provuar të merrja Ramosin për Barçën”, – theksoi ai në një intervistë. Kjo do të kishte qenë një “bombë” edhe më e fuqishme sesa transferimi i Luis Figos nga Barcelona tek Reali në vitin 2000, kur president i madrilenëve u bë për herë të parë Florentino Perez. Edhe pse nuk do të quhej një tradhëti e vërtetë, sepse Reali ia mbylli derën Ramosit, sërish do të ishte e rëndë për tifozët në kryeqytet, ndonëse nuk besohet se qendërmbrojtësi do të pranonte.
Sfidanti.al